Manchester United ishte shumë i interesuar që ta transferoj mbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguiren.
Djajtë e Kuq ishin të gatshëm të paguajnë rreth 70 milionë euro, por nuk kanë mundur të besojnë se sa shumë para po kërkojnë ish-kampionët e Ligës Premier.
Në fakt, Leicester po kërkon hiq më pak as më shumë së bashku me bonuset 110 milionë euro, gjë që nuk është e gatshme ta paguajë skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar-Solskjaer.
Theksojmë se rekordin si mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të ligës elitare angleze e mban Liverpooli, kur transferoi për 84 milionë euro Virgil van Dijkun nga Southampton.
Por, edhe Manchester City është gjithashtu i interesuar për Maguiren, i cili shihet si zëvendësim ideal për Vincent Kompanyn.
Ai do të ishte partner ideal me Ameryc Laporte, të cilin e transferuan nga Atletic Bilbao dhe shkëlqeu në sezonin e parë te kampioni anglez.
Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 69 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/
https://twitter.com/ManUnited_ENG_/status/1143964042832334849