Telegrafi

United befasohet nga Besiktas

Besiktas që nga katër takimet e para kishte vetëm një barazim dhe tre humbje, bëri befasinë duke mposhtur Djajtë e Kuq falë golit të vetëm të ndeshjes të shënuar nga Rodrigo Tello pas 20 minutash lojë.

Në takimin tjetër të grupit B, ekipi rus CSKA Moska ka arritur të rikthehet nga disavantazhi 1-0 për të fituar në fund takimin me rezultat 2-1 ndaj Wolfsburgut dhe për të shtuar gjasat për një kualifikim në rundin e ardhshëm eliminues.

Kampionët e Bundesligës kaluan në epërsi që në pjesën e parë të takimit me anë të golit të sulmuesit boshnjak Edin Dzeko në minutën e 19-të. Por rusët së pari barazuan në pjesë të dytë, me anë të golit të Tomas Necid në minutën e 58-të të ndeshjes, ndërsa kaluan në avantazh pas tetë minutash tjera me anë të Milos Krasic.

Pas kësaj xhiroje, Manchester United kryeson me 10 pikë, por ndiqet nga Wolfsburg dhe CSKA Moska me nga shtatë pikë që në xhiron e fundit do të kërkojnë një vend në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/