Telegrafi

United bashkon dy francezë në “Old Trafford”?

Paul Pogba është pothuajse lojtari më i ri i Manchester Unitedit, me rreth 125 milionë euro që klubi anglez do të paguajë për shërbimet e 23-vjeçarit i cili po “çmend” gjithë kontinentin.

Sakaq, sikur të mos mjaftonte ky transferim i bujshëm, “Djajtë e kuq” po mendojnë për një tjetër francez. Sipas prestigjiozes “France Football”, në Manchester ende nuk kanë hequr dorë nga mesfushorit i West Hamit, Dimitri Payet.

Lojtari i cili shpërtheu me performancat e tij të shkëlqyera në Evropianin 2016 ka qenë prej kohësh një synim i drejtuesve në “Old Trafford”.

Lexo po ashtu Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet rreth transferimeve

Deri tani, “France Football” shkruan se Interi përbën një kërcënim relativisht të madh, që Payet të mos vishet i kuq. Në Itali raportohet se klubi zikaltër dëshiron të blejë një lojtar të kushtueshëm dhe i përzgjedhuri është pikërisht francezi.

Natyrisht, emri dhe mundësitë për të fituar janë argumente për “Djajtë e kuq”, por shanset për të luajtur janë më të shumta në Milano. Në fund, gjithsesi, vendimin e merr vetë Payet. /Telegrafi/