Telegrafi

United i bashkohet garës për të nënshkruar me Lamptey

Tariq Lamptey konsiderohet si njëri nga mbrojtësit me të ardhme të ndritur në Angli.

Mbrojtësi i djathtë u bashkua vitin e kaluar me Brighton & Hove nga Chelsea për 3,3 milionë euro ku shkëlqeu në ndeshjet e para.

Megjithatë një lëndim i rëndë bëri që Lamptey të humbas gjysmën e sezonit të kaluar, por këtë edicion është rikthyer përsëri në top formë.

21-vjeçari po luan për mrekulli këtë edicion dhe është bërë shënjestër e Manchester United.

Djajtë e Kuq pritet ta shesin portugezin Diogo Dalot te Roma në janar dhe Lamptey shihet si zëvendësuesi i tij.

Brighton është gati ta lejoj largimin e talentit anglez nëse vije ndonjë ofertë rreth 25 milionë euro.

Gjithsesi në garë fuqishëm mbetën edhe dy skuadrat londineze Arsenal dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/