Telegrafi

United i bashkohet garës për mbrojtësin 30 milionësh

Stefan de Vrij i ka bërë me dije largimin skuadrës së Lazios, ndërsa garës për të siguruar shërbimet e tij i është bashkuar edhe skuadra e Jose Mourinhos, Manchester United.

Sipas Il Messaggero, Manchester United janë duke udhëhequr garën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Lazios, Stefan de Vrij, i cili vlerësohet plot 30  milionë funte.

24-vjeçari ka tërhequr interes nga një numër i klubeve evropiane përfshirë Manchester Cityn dhe Chelsea dhe raportohet se i ka thënë Lazios se ai dëshiron të largohet në verë.

Lexo po ashtu De Vrij fut në garë dy rivalët anglez për transferimin e tij

Bosi i United, Jose Mourinho është i prirur për të shtuar mundësitë e tij mbrojtëse në afatit kalimtar të janarit, por mund ti duhet të presë deri në fund të sezonit për De Vrij.

Lazio i kanë ofruar De Vrij një kontratë të re dhe duan për të mbajtur atë në kryeqytetin italian, por do të jenë të gatshëm për të hyrë në negociata, nëse ata marrin një ofertë të konsiderueshme. /Telegrafi/