Telegrafi

United barazon në udhëtim

Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Villa Park përfundoi me rezultat 1-1.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Carlos Javier Cuellar (19’), mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe Djajtë e Kuq e barazuan rezultatin me anë të një autogoli të James Collins (23’).

Duhet përmendur se nga minuta e 29-të, United luajti me dhjetë lojtarë, pasi që portugezi Nani u përjashtua me karton të kuq.

Manchesteri e humbi shansin që ta merrte kreun e tabelës, pasi që Chelsea është mposhtur nga Evertoni, megjithatë e ka ngushtuar diferencën në vetëm një pikë. /Telegrafi/