Telegrafi

United – Arsenali, notat e ndeshjes, Mustafi thjesht fantastik (Foto)

Derbi i javës së 12-të në Ligën Premier mes Manchester United dhe Arsenal përfundoi pa fitues 1-1.

Kësisoj dy skuadrat kanë marrë nga një pikë dhe më të kënaqur me këtë barazim natyrisht që janë mysafirët.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka qenë më i miri në fushë për Arsenalin duke marrë notën më të lartë 7.5.

Ndërkohë për vendasit e United, lojtari më i mirë gjatë kësaj ndeshje ishte Juan Mata 8.5, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja Marcos Rojo (7.7) dhe Ander Herrera 7.6.

Granit Xhaka u paraqit vetëm 10 minuta për Arsenalin ndërsa u vlerësua me notën 6.2. /Telegrafi/