Telegrafi

United arrin marrëveshje me yllin e Dortmundit

Jose Mourinho pasi është zyrtarizuar në krye të Manchester United po tenton ta forcojë skuadrën e tij.

Pasi ditë më parë kanë transferuar mbrojtësin Eric Bailly, ‘Djajtë e Kuq’, tanië janë pranë transferimit të mesfushorit armen Henrikh Mkhitaryan.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, United ka arritur marrëveshje me Dortmundin për transferimin e Mkhitaryanit në ‘Old Traford’, për një shumë rreth 26,3 milionë funte.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Kontrata aktuale e armenit me klubin gjerman skadon në vitin 2017, por ai ka kërkuar me ngulm largimin e tij nga ‘Signal Iduna Park’.

Në United, Mkhitaryan pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të ketë një pagë rreth pesë milionë euro në stinor. /Telegrafi/