Site icon Telegrafi

United arrin marrëveshje me De Gean për kontratën e re, spanjolli bëhet ndër lojtarët më të paguar në Angli

MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 19: David De Gea of Manchester United celebrates during the Premier League match between Manchester United and Brighton & Hove Albion at Old Trafford on January 19, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

David De Gea do të vazhdojë qëndrimin e tij te Manchester United së paku edhe për pesë vite.

Portieri spanjoll ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me klubin e tij aktual Manchester United.

Mediat angleze kanë raportuar se është arritur një marrëveshje mes klubit dhe agjentit të lojtarit për kontratën e re.

De Gea së shpejti pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024 me Djajtë e Kuq, ku do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës.

David De Gea është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion. (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Në fakt spanjolli do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në Ligën Premier, me pagë vjetore prej 21 milionë funteve në stinor.

28-vjeçari me kontratën e re do të jetë lojtari me pagën më të lartë në kampionat pas shokut të skuadrës Alexis Sanchez, që ka pagë vjetore prej 24 milionë funteve në stinor.

Kontrata aktuale e De Geas me Djajtë e Kuq skadon në qershorin e vitit 2020 dhe qysh tani klubet e mëdha kanë filluar të interesohen për të.

Real Madrid, Paris Saint Germain dhe Juventus ishin tri skuadrat që interesoheshin për transferimin e De Geas.

Gjithsesi zyrtarizimi i kësaj marrëveshje të re mes United dhe De Geas pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version