Manchester United do të bëjë ofertë prej 35 milionë eurosh për mbrojtësin e Lazios, Stefan de Vrij, për të cilin ka interesim edhe nga Chelsea dhe Milan.
Holandezi është i lidhur me klube të mëdha në dy vitet e fundit.
Ai mbush 25 vjeç dhe mbetet pa kontratë në qershor të vitit 2018, pasi bëhen katër vite prej kur erdhi nga Feyenoordi në vitin 2014 për 7 milionë euro.
Sipas Il Messaggero, mbrojtësi ka më shumë gjasa të shkojë drejt Old Traffordit.
Jose Mourinho beson që De Vrij është mbrojtësi i duhur dhe për të janë bërë gati 35 milionë euro.
Chelsea dhe Milan janë po ashtu të interesuar. De Vrij ka 390 paraqitje me Kombëtaren dhe ka shënuar tri gola. /Telegrafi/