Telegrafi

United, 20 milionë për Van der Vaart?

Sir Alex Ferguson tashmë e ka bërë të qartë se nuk do të ketë super-transferime gjatë kësaj vere, por mediat në ishull spekulojnë se transferimi i mundshëm i Van der Vaartit është për plotësimin e nevojave për një mesfushor ofensiv dhe për heshtjen e mediave.

Real Madridi vitin e kaluar kishte ‘përzënë’ nga skuadra dy holandezet Arjen Robben dhe Wesley Sneijder të cilët u bënë të suksesshëm me skuadrat e reja, ndërsa Van der Vaart i ngjason Sneijderit në stilin e lojës, gjë që korrespondon me kërkesat e trajnerit të Realit, Jose Mourinho. /Telegrafi/