Site icon Telegrafi

UNIQA SHA — mbështetëse kryesore e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Këtë vit, për të dhjetën herë me radhë u realizua ngjarja “TOP 100” e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku u ndanë çmime për TOP 5 kompani nga sektorë të ndryshëm, të cilat shënojnë arritje të posaçme në veprimtarinë e tyre dhe dallohen si kompani udhëheqëse për vitin 2019. U ndanë edhe tre çmime speciale për kompanitë që kanë dhënë kontribut të madh në ekonominë e vendit.

Sponsor gjenerali ngjarjes “TOP 100” në tre vitet e fundit, si dhe anëtare e Odës që nga viti 2016, është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Odës, përkatësisht kompania UNIQA AD.

UNIQA është një nga kompanitë e grupit Sigal në Shqipëri, e cila në Maqedoni është e pranishme që nga viti 2004. Aksionari i saj është UNIQA Austria, një nga kompanitë më të mëdha në Evropë, e cila vepron në 18 vende me më shumë se 33 miliardë euro në menaxhim. Në tregun maqedonas të sigurimeve, UNIQA ka ofruar produktet e saj që nga viti 2005.

Në qershor të vitit 2009, filiali maqedonas i SIGAL UNIQA Insurance Group u ribrendua, përkatësisht u ristrukturua në UNIQA a.d. Shkup dhe vazhdon të ofrojë të gjitha format e sigurimit jojetësor, duke i shitur nëpërmjet punonjësve të shitjes dhe rrjetit të bashkëpunëtorëve të jashtëm, si agjentët dhe ndërmjetësit e sigurimit. Që nga 26 maji 2011, nëpërmjet kompanisë së sapoformuar UNIQA Life Maqedoni, UNIQA hyri në tregun e sigurimit të jetës në Maqedoni.

Partneriteti dhe mbështetja e UNIQA AD Shkup për Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ndikon në motivimin e kompanive, rritjen e produktivitetit, mjedisin e punës, mundësinë e vendeve të reja të punës, si dhe në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Artikull i sponsorizuar

 

Exit mobile version