Telegrafi

Unionistas – Real Madrid, formacionet zyrtare për takimin në Kupën e Mbretit

Unionistas do të jetë nikoqir i Real Madridi për përballjen në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Mbretit.

Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Anexo Estadio Helmántico”.

Zinedine Zidane në formacion ka futur një pjesë të madhe të lojtarëve që luajnë standard, e që pritej të luanin ata me më pak minutazhë.

Në anën tjetër, vendasit kanë emëruar në formacion lojtarët më të mirë të tyre për t’u bërë ballë Los Blancosve.

Formacioni startues i Unionistas: Brais, Gallego, Zubiri, Ayoze, Piojo, Navas, Andrés, De la Nava, Garrido, José Angel, Góngora.

Formacioni startues i Real Madridit: Areloa, Carvajal, Militao, Nacho, Benzema, Casemiro, Bale, Marcelo, Valverde, James, Vinicius. /Telegrafi/