Simpoziumi me temë: “Letërsia dhe filmi” mbahet nga 14-19 tetor 2024, në Prishtinë
Lan Qyqalla
Festivali poetik mbledh poet mbarëkombëtar e ndërkombëtar si Dino Kubatis, Daniel Lewers, Helene Staford etj. Hapja solemne do të mbahet me 15 tetor 2024 në Institutin Albanologjik nga ora 10:30.
Gjatë këtyre treditëve të Simpoziumit “Letërsia e filmi” kanë arritur 23 kumtesa nga studiues të letërsisë, të dramaturgjisë dhe të filmit në gjuhën shqipe, por kemi kumtesa në gjuhën frankofone, angleze të cilat e trajtojnë këtë lidhshmëri të pandashme që letërsia është magje e skenarëve të shumta të filmave.
Tematikat e shumta që trajtohen në romanet tona bashkëkohore janë burim i pashtershëm i regjisorëve dhe skenaristëve që akëcilin roman, novele e tregim, ta kthejnë në skenar filmi të metrazhit të gjatë e të shkurtër.
Tematikat janë nga më të ndryshmet. Por, kemi edhe lidhjen tjetër mes filmit e letërsisë në të cilin edhe filmat janë frymëzim i romaneve apo novelave të ndryshme estetiko-letrare.
Nga këto aktivitete vlen të theksojmë se është me interes edhe përurimi i romanit “Komploti” të shkrimtarit shqiptar Ben Blushi.
Recensione për veprën e Ben Blushit kanë përgatitur Prof.dr. Lindita Aliu- Tahiri, Reshat Sahitaj, Prend Buzhala, Lan Qyqalla.
Në Festivalin Poetik kanë aplikuar mbi 135 poetë, por do të lexojnë 65 krijues. Shkrimtarë nga Ukraina, Franca, Greqia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Medvegja, do të lexojnë poezitë e tyre në Institutin Albanologjik. /Telegrafi/