Site icon Telegrafi

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme në RMV do të zgjedhë kryetarin dhe Bordin ekzekutiv të ri

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut (UNSHMMV) sot do të mbajë Kongresin e Tretë, ku delegatët do të zgjedhin Bordin e ri Ekzekutiv dhe kryetarin e ri të Unionit, për shkak të përfundimit të mandatit të atij të mëparshëm, Luka Paviçeviq.

Kandidatët për kryetarin e ri të Unionit të shkollave të mesme janë Iva Trpeski, nxënëse në gjimnazin “Mirko Mileski” në Kërçovë, përgjegjës për administrim në Bordin Ekzekutiv të Unionit dhe Berin Muhamed, nxënës në gjimnazin “Zef Lush Marku” të Shkupit, koordinator i ambasadorëve të të rinjve në Bordin Ekzekutiv të Unionit.

Para Kongresit, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme të 20-të, ku do të miratohet raporti i punës, ndërsa kryetari në largim do të mbajë një fjalim lamtumire para delegatëve.

“Unioni do të prezantojë edhe librin e bardhë për futjen e edukimit demokratiko-qytetar si lëndë e re në katër vitet e arsimit të mesëm. Menjëherë pas mbylljes së Kuvendit, Unioni do të fillojë Kongresin e Tretë”, njofton UNSHMMV.

Exit mobile version