Site icon Telegrafi

Unioni i Nxënësve në Tetovë me kërkesë për Arbër Ademin: Deri në shtator të zgjidhen problemet e nxënësve

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Tetovë (UNSHMT) përmes një letre publike i është drejtuar ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, të cilin e kujtojnë me vështirësitë që hasin në procesin arsimor.

Ata kërkojnë që problemeve me të cilat ballafaqohen, t’u jepet fund dhe zgjidhje e menjëhershme që të mos shfaqen sërish në shtator, kur edhe nis viti i ri shkollor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unioni i Nxënëve të Maqedonisë së Veriut ju informon se çdo fillim viti shkollor nxënësit përballen me probleme të shumta që pengojnë vijimin normal të procesit arsimor, siç janë:
-Mungesa e rreth 20% të librave shkollorë;
-Gabimet e shumëta në librat shkollorë;
-Në kundërshtim me ligjet aktuale në fuqi, librat shkollorë janë në qarkullim për më shumë se 5 vite;
-Mungesa e literaturës përkatëse në shkollat e mesme profesionale;
-Mungesa e korelacionit midis programeve mësimore dhe lëndëve mësimore;
-Nxënësit blejnë nga profesorë të caktuar libra dhe fotokopjojnë disa të tjera, edhe përkundër promovimit se librat jepen falas”, thonë nga USHMT.

Ata shpresojnë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do e shqyrtojë këtë problematikë tashmë të vjetër me seriozitet dhe në mënyrë efikase dhe do të investojë kohë e mund që këto probleme të jenë të kaluara.

“Nëse këto kërkesa vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër, Unioni i Nxënësve të Maqedonisë së Veriut do ndërmarrë hapa tjerë demokratikë për zgjidhjen e këtyre problemeve, duke mos përjashtuar në asnjë moment as bojkotin e organizuar të procesit arsimor si dhe protestave të nxënësve”, përfundojnë nga Unioni i Nxënësve./Telegrafi/

Exit mobile version