Telegrafi

Union Berlin 2-5 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Foto: Bayern Munich EN/Twitter

Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat 5-2 në udhëtim te Union Berlini në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga.  

Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar me rezultat të thellë takimin e shtatë golave ndaj Union Berlinit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Niko Giesselmann (43’) dhe Julian Ryerson (65’) për vendasit, ndërsa Robert Lewandowski (15’, 23’), Leroy Sane (35’), Kingsley Coman (61’) dhe Thomas Muller (79’).

Lexo po ashtu Bayern Munichu fiton thellë në udhëtim te Union Berlini

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte gjermani Muller, i cili pas një golit të shënuar dhe dy asistimeve u notua me 9.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin vendas,  Andreas Luthe që u notua me 5.3.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/