Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat 5-2 në udhëtim te Union Berlini në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar me rezultat të thellë takimin e shtatë golave ndaj Union Berlinit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Niko Giesselmann (43’) dhe Julian Ryerson (65’) për vendasit, ndërsa Robert Lewandowski (15’, 23’), Leroy Sane (35’), Kingsley Coman (61’) dhe Thomas Muller (79’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte gjermani Muller, i cili pas një golit të shënuar dhe dy asistimeve u notua me 9.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin vendas, Andreas Luthe që u notua me 5.3.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/