Telegrafi

Unikkatili shtyn publikimin e këngës së re më 15 prill për shkak të vdekjes së B52

I ndjeri Gëzim Hajdini, i njohur për publikun si B-52

Një nga legjendat e hip hopit shqip, Rebeli a.k.a Unikkatili, ka vendosur që të shtyjë publikimin e projektit të ri të tij.

Vetëm javë më parë ishte Unikkatili që kishte paralajmëruar lansimin e këngës së re më 10 prill, një projekt ky i menduar të jetë solo.

Por, zhvillimet e fundit tragjike në ‘labelin’ TBA e kanë bërë liderin e këtij grupi të marrë vendimin për shtyrjen e publikimit të këngës.

Sipas një postimi në rrjetin social Instagram, Viktor Palokaj ka konfirmuar se kënga e tij e re do të publikohet më 15 prill.

Kjo për shkak të vdekjes së reperit Gëzim Hajdini i njohur si B52, i cili ishte edhe një prej themeluesve të labelit, The Bloody Alboz (TBA).

“Nuk më duket n’rregull me publiku kong nesër.Po mendoj 15 prill ma adekuat (sic.)”, ka shkruar Unikkatili në postimin e publikuar.

Unikkatili dhe B52 kanë qenë miq dhe bashkpuntorë të afërt. Ata kanë një numër këngësh së bashku, e në veçanti dallohen dy këngët “Tu Kacafyt me Jet” dhe “Gishtin e Tret”. /Telegrafi/