Mentor Palokaj, vëllai i Unikkatilit, të dielën e 2 marsit u gjet pa shenja jete në një banesë në Prishtinë.
Ai u varros ditë më parë, teksa i pranishëm ka qenë edhe Unikkatili, i cili bëri një dedikim emocionues për të.
I njëjti ka reaguar sërish përmes një postimi të ndjerë të postuar me fansat në InstaStory.
“Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti”, kanë qenë fjalët që ndau.
Rrethanat për vdekjen e Mentorit, i njohur për publikun si Tee, nuk janë bërë të ditura akoma.
Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.
Unikkatil ka edhe disa këngë me Tee, të cilat do të mbahen mend gjithmonë. /Telegrafi/