Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re për tregun muzikor shqiptar.
Por, duket se po i vjen fundi edhe kësaj, pasi që reperi ka paralajmëruar një projekt të ri.
Viktor Paloka, i njohur si Unikkatili ka pohuar se është duke punuar në diçka të re, por nuk ka dhënë më tepër detaje.
Këngëtari këtë e ka bërë përmes llogarisë personale në Facebook, duke konfirmuar për risinë.
“Nuk po di a me ju kallxu do t’reja”, ka shkruar Paloka në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se javë më parë reperi ishte fotografuar në krah të 2po2 dhe Don Phenom, e cila kishte zgjuar spekulime për një bashkëpunim të mundshëm. /Telegrafi/