Telegrafi

Unikkatili në mbështetje të Haradinajt, publikon fotografinë e Ramushit kundër Jabllanoviqit (Foto)

Reperi i njohur Unikkatili është shumë i dashur për publikon shqiptar, ndonëse ai ndodhet milje larg vendit ku karriera e tij lulëzon.

Mesa duket, reperi nuk është aspak i kënaqur me ngjarjen e fundit rreth arrestimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinajt në Francë.

Ai ka reaguar sot (e premte) me një status në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar një fotografi të Ramushit kundër ish ministrit Aleksandër Jabllanoviq në Parlamentin e Kosovës, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan: “I’m Rambo (Unë jam Rambo)”.

Me këtë Unikkatili ka treguar se edhe pse jeton larg vendit, prapëseprapë ai me fanatizëm ndjek hap pas hapi çdo ngjarje që ka të bëjë me Kosovën dhe është i gatshëm për mbështetje. /Telegrafi/