Rasti famëkeq i kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Selës, në të cilin u ushtrua dhunë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, ka lënë të brengosur shumë shqiptarë dhe fytyra të njohura publike.
Reperi i shumë pëlqyer nga të gjitha trevat shqiptare Unikkatili, i cili prej vitesh jeton në SHBA, ka ngelur gjithashtu i prekur nga kjo situatë.
Megjithatë, ai ka disa fjalë të fuqishme për Ziadinin, përmes së cilave i uron shëndet, ndërsa e quan shqiptar të fortë.
Këtë mbështetje, reperi e jep përmes një statusi të publikuar në InstaStory. /Telegrafi/