Telegrafi

Unikkatil thotë disa fjalë për Nënë Terezën me rastin e trevjetorit të shenjtërimit të saj

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Unikkatil, është mjaft i pëlqyer nga publiku. 

Ai po ashtu është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, gjersa në Instagram numëron mbi 284 mijë ndjekës.

Së fundmi, me rastin e trevjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës 38-vjeçari ka publikuar një imazh të saj, duke thënë disa fjalë të mëdha.

“Agnesë (Anjezë) Bojaxhiu, Shqiptarja që 1 ditë u shpall nana e botës e mà vonë Shën Tereza e Kalkutës. Sot bëhen 3 vjet prej shenjtërimit të saj”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Unikkatil

Unikkatil këtë vit mbajti një sërë koncertesh në mbarë trojet shqiptare e po ashtu publikoi edhe këngë të reja.

Reperi shqiptar gjithashtu u përfol për një zënkë me reperin Duda, pasi ky i fundit e kërcënoi me jetë për shkak të një performance në qytetin e tij. /Telegrafi/