“Është një ‘diss’, mirëpo ende nuk e dimë se a është i tillë pasi që nuk ka ndonjë informacion zyrtar për këtë këngë. Mirëpo, nga informatat e para është një ‘diss’, kundër ‘Baba Records’”, ka thënë një anëtar i TBA për këtë këngë.
Rebel a.K.a UniKKatil ishte përfolur se ishte ardhur në Kosovë gjë që pat zgjuar reagimin e madh të estradës kosovare. UniKKatil është i njohur për shprehjet eksplicite të tij në këngë, kurse për “diss”-a konsiderohet një specialist i vërtetë, sidomos “diss”-i për rap këngëtarin me pseudonimin “Hysen”.