Site icon Telegrafi

Unikkatil në festën e “Plisave” pas fitimit të Kupës së Kosovës

Klubi futbollistik i Prishtinës ka përfunduar sezonin me një trofe të fituar.

Prishtinasit kanë triumfuar pas penaltive kundër Vëllaznimit, pasi që takimi në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve ishte 1-1.

Lexo po ashtu Prishtina fiton Kupën e Kosovës, fiton në penallti ndaj Vëllaznimit

Festa e tifozëve prishtinas, “Plisat” ka vazhduar gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar gjersa atyre i është bashkangjitur edhe një prej yjeve të repit shqiptar.

Bëhet fjalë për Unikkatilin, i cili njihet edhe si fans i skuadrës së Prishtinës, i cili i është bashkuar festës së prishtinasve.

Kështu së paku ka pohuar përmes llogarisë personale në Facebook udhëheqësi i Plisave, Albert Kastrati, i cili shihet përkrah Viktor Palokajt që kishte të vendosur një shallë.

Lexo po ashtu Vokrri uron Prishtinën për fitimin e Kupës së Kosovës

Theksojmë se ky ishte trofeu i gjashtë i Kupës së Kosovës për bardhekaltërit ndërsa këtë vit e mbyllin edhe si nënkampion të Kosovës.

Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të tjera muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version