Unikkatil konsiderohet si një ndër reperët më të mirë në trojet shqiptare.
Ai javën e kaluar publikoi këngën e titulluar “Ni milion rrugë” ndërsa është shoqëruar me një video-tekst.
Menjëherë pas kësaj, artisti ka filluar një turne koncertesh anembanë kontinentit duke perfomruar para diasporës shqiptare.
Gjatë mbrëmjes së kaluar këngëtari që në realitet e ka emrin Viktor Palokaj, ka performuar para publikut në shtetin Zviceran.
Anëtari i labelit “TBA” shihet teksa ndez atmosferën në maksimum duke kënduar disa prej hiteve ndërsa e shoqërojnë edhe fansat.
Pas Zvicrës, reperi ka paralajmëruar koncertin e radhës që do të mbahet më 12 (e shtune) në shtetin suedez.
Ndryshe, ai është duke punuar në disa projekte të reja që pritet t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/