Threads është një aplikacion i ri që ka marrë vëmendje të madhe.
I krijuar nga kompania Meta, që e posedon Facebook-un, Instagram-in dhe WhatsApp-in, Threads është rrjeti më i ri social përmes të cilit mund të bëni postime të shkurtra.
Ndonëse i ngjashëm me Twitter-in, në Threads mund të bëni postime me shkrim me më pak se 500 shkronja e shenja, ku përfshihen po ashtu fotografi e video me gjatësi maksimale 5 minuta.
Këtij trendi i janë bashkuar edhe disa prej artistëve shqiptarë, ku përveç Taynës së fundmi me Threads është bërë edhe reperi Unikkatil.
Artisti i cili jeton dhe vepron në Amerikë ka bërë një postim në po të njëjtin rrjet social, ndërsa ka shkruar: “Kur dalin të rrihen Zuckerberg me Elon Musk në kafaz, garant njëri vishet me maicë që shkruan Threads e tjetri Twitter”.
Sipas raportimeve, në Threads janë kyçur mbi dhjetë milionë përdorues brenda shtatë orëve, e që po vazhdon të rritet.
Megjithatë, ky aplikacion akoma nuk është funksionalizuar për përdoruesit në Evropë.
Ne rast se bëheni pjesë e kësaj platforme, iu ftojmë të na ndiqni duke klikuar këtu.