Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oilver Spasovski sot u shpërndau uniformat e reja policët e rinj të cilët u pranuan nga konkursi i fundit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Spasovski pra policëve të rinj tha se si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme, dhe në përputhje me detyrën kryesore të përmirësimit të kushteve të punës të punonjësve të policisë, kem shpërndarë uniformat e reja për shokët oficerët tanë më të rinj të sapo rekrutuari në polici nga konkursi i fundit.
Bëhet fjalë për blerjen e 1.200 uniformave për pjesëtarët e policisë, të përbërë nga kapela, këmisha, bluza, rrypa.
“Ne takuam një situatë shumë të keqe me pajisjet e punonjësve të policisë, pothuajse një dekadë pa blerjen e uniformave. Tani situata ka ndryshuar rrënjësisht, duke krijuar parakushtet themelore për funksionimin e duhur dhe të qetë të shërbimit policor në tërësi. Ajo që gjetëm ishte kushte nëntokësore në të cilat punonin policët. Ne e ndryshojmë atë situatë të keqe dhe dhe nuk do të ndalemi në përpjekjet tona derisa të krijohet një ambient normal, të mirë dhe funksional për punën e të gjithë punonjësve të policisë. Sepse vetëm duke u mundësuar këto kushte fillestare të punës, policia do të jetë në shërbim efikas dhe cilësor për qytetarët”, tha Spasovski./Telegrafi/