Site icon Telegrafi

Unifikimi i sistemit energjetik ua kursen Shqipërisë e Kosovës 200 milionë euro në vit

Specialistë të energjetikës nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga vende të tjera të rajonit kanë konkluduar se unifikimi i dy sistemeve hidro dhe termo Shqipëri-Kosovë është një domosdoshmëri dhe u kursen të dyja vendeve 200 milionë euro në vit nga mosimportimi i energjisë elektrike.

Specialistët kanë bërë të ditur se Kosova ka një tepricë energjie gjatë natës me një kapacitet prej 200 mega.

Bllokimi i prodhimit të energjisë hidro në Shqipëri gjatë natës (në Kosovë nuk është e mundur) do të shtonte rezervat hidrike duke shtuar njëherësh edhe efikasitetin e prodhimit, shkruan sot Koha Ditore.

Nga studimet e specialisteve ka rezultuar se kombinimi i munguar i prodhimit të energjisë termo-hidro u shkakton Shqipërisë e Kosovës një humbje prej 200 milionë eurosh në vit, si rezultat i importit të energjisë elektrike në vendet e treta. /Telegrafi/

Exit mobile version