Telegrafi

UniCredit hap filiale të reja në Evropën Lindore

UniCredit planifikon të hapë 300 filiale në Turqi, po kaq në Rumani, 120 në Hungari dhe 180 në vende të tjera, mes të cilëve janë Bullgaria, Serbia dhe Rusia.

“Evropa Lindore është faktori kyç për fitim të bankës UniCredit, tha drejtori ekzekutiv i bankës Federico Ficconi, i cili para ardhjes në krye të vendit udhëhiqte me filialin e saj në Evropën Lindore dhe Qendrore.

UniCredit është bankë udhëheqëse italiane dhe njëra nga më të mëdhatë në Evropë me mbi 40 milionë klientë në 22 vende.

Sektori i kredisë së bankës vitin e kaluar realizoi një fitim neto prej 1.7 miliard eurove. /Telegrafi/