Në raportin vjetor të organizatës UNICEF thuhet se prioritet duhet të jetë përmirësimi i fatit të fëmijëve që janë më të pafavorizuarit, nëse kërkojmë të konsolidojmë progresin e arritur në shëndetësi apo edukim këto 25 vite.
Ky raport mbi situatën e fëmijëve në botë kujton përparimet e rëndësishme që janë bërë, si ulja me 53 % e vdekshmërisë tek ata nën pesë vjeç apo reduktimi gati për gjysmë i varfërisë ekstreme që prej vitit 1990.
Por, Fondi i OKB-së për fëmijët rekomandon gjithashtu që të përshpejtohet në këtë drejtim, në mënyrë që të arrihen objektivat për zhvillim të qëndrueshëm të vendosur nga OKB-ja në shtatorin e kaluar deri më 2030.