Për momentin ekzistojnë 30 qendra ditore shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta të cilat gjenden vetëm në qytetet më të mëdha dhe u japin shërbime 10% nga të gjithë fëmijët me nevoja të posaçme në vend, theksohet në raportin e UNICEF-it të titulluar ‘Vlerësimi i formave alternative të kujdesit dhe shërbimeve për mbështetjen e familjeve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raport, informojnë nga UNICEF-i, theksohet se rekomandimet e tjera përfshijnë përforcim të mëtejmë të lidhjeve ndërsektoriale mes shërbimeve për shkak të përgjigjes më të mirë ndaj nevojave të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe intervenim i hershëm, me përqendrim në identifikimin e rasteve përmes punës në bashkësi. Poashtu bëhet thirrje për vendosjen e parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe të Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit, Nevojave të Posaçme dhe Shëndeti (KNF) në të gjitha shërbimet për fëmijë me nevoja të veçanta. /Telegrafi/