UNICEF ka filluar bashkëpunim me Shoqatën e mjekëve në mjekësinë e përgjithshme dhe mjekësisë familjare që t’i forcojnë kapacitetet e mjekëve në mjekësinë e përgjithshme dhe specialistëve në mjekësinë familjare për zbulim të hershëm dhe intervenim te fëmijët me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të bshkëpunimit UNICEF informon se do të sigurojë mbështetje për zhvillimin e materialeve mësimore dhe realizimin e trajnimit të mjekëve në mjeksinë e përgjithshme dhe specialistëve në mjekësinë familjare. Këtu përfshihet edhe Maqedonia.
“Zbulimi i hershëm i vështirësive në zhvillimin e fëmijëve është kyçe që të sigurohet diagnostifikimi në kohë dhe fëmijët të marrin ndihmën e duhur me të cilën do të parandalohen me kohë pasojat që mund të vijnë gjatë zhvillimit të tyre. Kujdesi shëndetësor është pika fillestare për zbulimin e shenjave të nevojave të veçanta, ndërsa mjekët nga mjekësia e përgjithshme dhe specialistët nga mjekësia familjare janë në pozitë më të mirë që të sigurojnë zhvillim normal tek fëmijët”, thuhet në deklaratën e UNICEF. /Telegrafi/