UNUCEF me shqetësim po shikon gjendjen e dhunës ndaj fëmijëve në vendë. Incidenti i kohëve të fundit që përfshiu nxënësit e shkollës fillore “Goce Delçev”, është padyshim dëshmi e nevojës për të rishikuar sistemin e arsimit dhe të gjithë shoqërisë që veprojnë me sjelljet e dhunshme, theksoi Baenjamin Perks, përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, citon telegrafi Maqedoni.
Në një njoftim me shkrim, Perks tha se dhuna në shkollë është kryesisht një reflektim i asaj që po ndodh në shtëpi, por edhe për atë që po ndodh në të gjithë shoqërinë.
Për të krijuar shkolla ku nuk ka dhunë, thekson përfaqësuesi i UNICEF-it, është e nevojshme të krijohet një mjedis që nuk toleron dhunën dhe krijimi i një ambienti të sigurt shkollor, nënkupton krijimin e një mjedisi pozitiv në shkolla në të cilin krijohen marrëdhënie pozitive dhe ku të gjithë anëtarët e shoqërisë shkollore ndjehen të respektuar dhe të sigurt.
“Dhe në fund, situata kërkon forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve dhe organizatave. Shkollat e sigurta nuk bëhen vetë, ato krijohen dhe mirëmbahen nga njerëz që janë të përkushtuar për të siguruar një marrëdhënie pozitive dhe respekti. Këta njerëz përfaqësojnë tërë shoqërinë në shkollë, fëmijët, mësuesit, stafin e shkollës, prindërit dhe shoqërinë më të gjërë, shkruan përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, Benjamin Perks. /Telegrafi/