Përfaqësuesi i UNICEF, Benjamin Perks dërgoi ftesë deri te të gjithë partitë politike dhe votuesit dërgoi ftesë t’i japin vend qendror gjendjes së fëmijëve në debatin demokratik para zgjedhjeve të 15 tetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Prioritetet të cilat i vendosim sot, para zgjedhjeve do ta caktojnë botën në të cilën fëmijët do të jetojnë nesër. 15 tetori na jep mundësi të pyesim veten nëse ne si shoqëri kemi bërë mjaft për fëmijët tanë, që ata të kenë ardhmëri të suksesshme dhe të lumtur. Është arritur një përparim i caktuar për fëmijët, por faktet tregojnë se duhet të bëhet edhe më shum”, thotë Perks.
Ai thekson se thuajse një e treta e fëmijëve tanë jetojnë në varfëri dhe realiteti dekurajues është se varfëria te fëmijët e pengon zhvillimin e shëndetshëm të tyre. Krahas përparimit gjatë viteve në zvogëlimin e vdekshëmrisë te fëmijët, të dhënat e fundit tregojnë se Maqedonia është vendi i vetëm nga ish Jugosllavia ku ka rritje të përqindjes së vdekshmërisë te fëmijët./Telegrafi/