Pandemia e Covid-19 rriti varfërinë te fëmijët në Maqedoninë e Veriut. Dhuna familjare u rrit gjatë kohës së pandemisë, ndërsa fëmijët paraqesin 10% e viktimave. Poashtu është regjistruar dhunë mes fëmijëve të cilët kanë kujdes në sistemin e mbrojtjes sociale. Si rezultat i kufizimeve të lëvizjes, është shkelur e drejta për t’i parë fëmijët nga prindi që nuk jeton me to.
Këto janë konkludimet kryesore nga hulumtimi i Zyrës së UNICEF në Shkup për efektet sociale dhe ekonomike të coronavirusit ndaj fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Hulumtimi u zbatua në partneritet me Institutin për Hulumtime Ekonomike dhe Politike ‘Finance Think’, me mbështetje nga USAID, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fëmijët më të varfër vuajnë më shumë nga COVID-19, si nga qasja e pamjaftueshme në internet dhe kushteve të këqija në shtëpi, që është e rëndësishme për zhvillimin në mësim gjatë kohës së mbylljes së shkollave. Këto mund të vërehet posaçërisht te fëmijët e popullatës rome”, thuhet në hulumtim.
Patricia Di Giuovani, përfaqësuese e UNIFEF në Maqedoni, tha se fëmijët në mënyrë indirekte e ndjejnë krizën e pandemisë, dhe kjo varret nga gjendja financiare dhe mundësi dhe kushtet në të cilat jetojnë. Ajo potenoci se është rritur varfëria te fëmijët në Maqedoninë e Veriut, dhe se 16.000 fëmijë jetojnë nën pragun e varfërisë. Poashtu është rritur dhuna në fuamilje, tha Di Giuovani, ku 10% e viktimave janë fëmijë.
“Për Qeverinë kjo është proces më i komplikuar për t’u menaxhuar, ndërsa hulumtimi vërtetoi se janë të mira masat siç janë më pak kritere për ndihmë sociale, si dhe ndihma financiare që deri diku zbuti varfërinë te fëmijë, por nuk është mjaftueshëm”, tha mes tjerash, Di Giuvani.
Ajo bëri thirrje që sapo të formohet Qeveria e re, të gjitha organizatat qytetare bashkërisht me prindërit, të fokusohen te fëmijët dhe të bëjnë plane për të ardhmen e fazës tjetër të menaxhimit të pandemisë, për shkak se kjo, thotë ajo, do të sjell përfimitime./Telegrafi/