Site icon Telegrafi

UNHCR: Shteti Islamik kapi 3 mijë njerëz që po iknin nga Iraku

Ushtarët e Shtetit Islamik mund të kenë kapur rreth 3.000 fshatarë që po mundoheshin të iknin nga Iraku të enjten, dhe më pas kanë ekzekutuar 12 prej tyre, tha UNHCR në një raport ditor mbi ngjarjet në Irak, shkruan Reuters.

Raportit i ishte bashkëngjitur edhe një deklaratë nga vëzhguesi për të drejtat e njeriut në Irak, ku tha se rreth 1.900 civilë janë kapur nga 120 ushtarë të Shtetit Islamik, të cilët po përdorin njerëzit si mburojë kundër sulmeve ajrore ndaj forcave të Irakut.

Dhjetë civilë janë ekzekutuar, dhe gjashtë i kanë djegur, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version