Site icon Telegrafi

UNHCR: Maqedonia e Veriut deri tani ka pranuar 6 mijë refugjatë ukrainas

Maqedonia e Veriut deri më tani ka pranuar 6,000 refugjatë ukrainas të cilët është dashur të largohen nga vendi i tyre si rezultat i luftës atje, tregojnë të dhënat e UNHCR-së dhe Agjencisë së BE-së për azil.

Sipas institucioneve, këto shifra janë deri në janar 2023 dhe vendi ynë është në vendin e dytë për nga numri i ukrainasve të pranuar në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga rajoni, Mali i Zi priti më së shumti refugjatë, 32,000, Serbia pranoi 2,700 ukrainas, Shqipëria 2,300, BeH 100. Kosova priti vetëm 13 gazetarë nga Ukraina, ndonëse më herët kishin shprehur gatishmërinë për të pritur 5000 refugjatë dhe 20 gazetarë.

Tre vendet kryesore evropiane që kanë pranuar më shumë refugjatë ukrainas janë Polonia me 1.6 milionë, Gjermania me një milionë dhe Republika Çeke me 476,000./Telegrafi/

Exit mobile version