Telegrafi

UNHCR lavdëron Maqedoninë për qasjen ndaj refugjatëve

Në një njoftim të UNHCR-së në Shkup, thuhet se Maqedonia ka treguar mbështetje të madhe për një numër të konsiderueshëm refugjatësh dhe migrantësh, që kanë kaluar nëpër rajon, transmeton Telegrafi Maqedoni.

UNHCR-ja thekson se qytetarët e motovuar nga shpirti human, kanë dhënë përgjigjen e parë ndaj krizës, duke i hapur rrugën Qeverisë dhe të gjithë partnerëve humanitarë, për ta dhënë një përgjigje të koordinuar ndaj krizës.

UNHCR-ja shpreson se ndryshimet në Ligjin për azil dhe mbrojtje të përkohshme do të mund të ndryshohen ose shfuqizohen, duke pritur që të ndërmerren masa shtesë që ligji të përputhet me standardet evropiane dhe ndërkombëtare./Telegrafi/