Përfaqësues të UNHCR-së në Shkup kanë dhuruar pajisje për Entin e Librave Amë, me të cilat do të lehtësohet dhe përshpejtohet procedura e dhënies së çertifikatave të lindjes, dhe dokumente tjera nga librat amë.
Në këto pajisje bëjnë pjesë 25 shtypës, tre shtypës shumëfunksional, tre kompjuterë dhe një laptop.
UNHCR-ja shprehet për mbështetje të çrrënjosjes së rasteve pa shtetësi dhe realizimin e mënjanimit të pengesave ligjore dhe administrative që dalin para qytetarëve, në rrugën e tyre për të siguruar shtetësinë e Maqedonisë./Telegrafi/