Telegrafi

“Unforgettable” e French Montana arrin vendin e parë në Billboard para duetit me Erën (Video/Foto)

French Montana në hitin "Unforgettable" me vallëzimin unik. Ky klip u xhirua në Ugandë dhe ai dha donacion 100 mijë dollarë për fëmijët pjesëmarrës në klip.

French Montana ka arritur të zë vendin e parë në Billboard Hot 100 të hip hopit.

“Unforgettable” është hiti i madh i këtij viti nga reperi me origjinë marokene.

Ai ka arritur pozitën e parë në listën e këngëve të hip hopit në BillBoard, një sukses që ai e ka ndarë në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Era Istrefi

Më 25 gusht reperi do të publikojë projektin më të ri të tij në bashkëpunim me superyllin shqiptar, Era Istrefi.

Kënga pritet të jetë ritmike e dedikuar për tregun amerikan. /Telegrafi/