Telegrafi

UNESCO shpreh shqetësime për Liqenin e Ohrit

Komiteti për trashëgimi botërore i UNESCO-së, në seancëne 40-të të mbajtur në Stamboll ka shprehur shqetësimin serioz për të ardhmen e rajonit të Ohrit, për shkak të projekteve të shumëta infrastrukturore që janë propozuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto projekte sipas të gjitha gjasave do të mund të shkaktojnë ndikim mbi vlerën universale të veçantë të këtij rajoni.

Pas këtij shqetësimi të Komintetit, disa aktivistë ekologjik kanë nisur fushatën ”Ka vlerë!”, ndërkaq nga mbrëmë është inicuar edhe një peticion online për mbrojtjen e këtij lokaliteti të mbrojtur nga UNESCO. Peticionin e gjeni këtu./Telegrafi/