Telegrafi

UNESCO: Projektet qeveritare e shkatërrojnë vlerën e Ohrit

Komiteti për trashëgimi botërore pranë UNESCO në mbledhjen e mbajtur në Stamboll në të cilën miratoi vendimin me të cilin shprehet brengë serioze për ardhmërinë e rajonit të Ohrit si rezultat i numrit të madh të projekteve infrastrukturore të propozuara nga qeveria dhe konkluzionet e vlerësimit të ndikimit që vërtetojnë se këto projekte me siguri do të shkaktojnë ndikime të dukshme ndaj vlerës universale të rajonit të Ohrit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përveç kësaj, Komisioni kërkon nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë ti ftojë World Heritage Centre/ICOMOS/IUCN në misionin e përbashkët të Mbikëqyrjes rekreative të pronës në vitin 2016 dhe e thekson mundësinë që Ohri në vitin 2017 të futet në Listën e trashëgimive natyrore në rrezik./Telegrafi/