Rajoni i Ohrit rrezikohet që në listën për trashëgimi botërore të UNESCO-s të shkruhet si rajon në rrezik, për shkak të planeve të ndërtimit të një qendre skijimi në Galiçicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shoqata qytetare “Ohri SOS” dhe Ilina Arsova, e njohur si aktiviste për mbrojtjen e pasurive natyrore, mbrëmë paralajmëroi se edhe për kundër ankesave të qytetarëve dhe mesazheve të UNESCO-s, do të ndërtohet hotel në zonën e gjelbër të mbrojtur në Lagadin.
Në qershor të këtij viti, në seancën e 40 të Komitetit të UNESCO-s për trashëgimi botërore, e cila u mbajt në Stamboll, u vërjet që janë shtyrë një numër i madh i projekteve infrastrukturore në rajonin e Ohrit.
UNESCO vlerëson se këto projekte paraqesin rrezik potencial për rajonet e Ohrit, që janë nën mbrojtje të UNESCO-s./Telegrafi/