Site icon Telegrafi

UNESCO: Kthehet ideja për mbrojtje të liqenit të Ohrit nga ana e Shqipërisë

Ideja për mbrojtje të liqenit të Ohrit nga ana e Shqipërisë , është përsëri e pranishme gjatë viteve të fundit, por akoma nuk janë bërë hapa konkret për realizimin e saj, me çka ekosistemi do të merrte mbrojtje më të madhe dhe përgjegjësi tek qeveritë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësues nga institucionet relevante të Maqedonisë dhe Shqipërisë po parashikojnë masat ndërkufitare, të menaxhimit të liqenit të Ohrit dhe vendosjen e pjesës shqiptare nën mbrojtjen e UNESCO-s si trashëgimi natyrore.

Përfaqësuesja e zyrës rajonale të UNESCO-s në Venecia, Sinisha Sheshum theksoi se projekti i mbrojtjes së pjesës së Shqipërisë të liqenit të Ohrit si trashëgimi natyrore dhe kulturore nga UNESCO po shkon mirë, dhe në vitin 2019 pritet që gjithë liqeni të jetë në mbrojtje./Telegrafi/

Exit mobile version