Ndërtimet e paligjshme që nuk i sheh Komunat e Ohrit, i ka parë UNESCO. Në raportin e fundit të UNESCO-s thuhet se pasuria natyrore e qytetit, duhet të vendoset në listën e trashëgimive botërore të rrezikuara.
Reagimi i këtillë vjen pas platformës së kafeterive që janë vendosur përreth liqenit, paralajmërimet për ndërtime në Galiçica, hotelit në Lagadin, i cili ndërtohet në plazh, por edhe ndërtimet që janë paralajmëruar në gjithë rajonin e Ohrit, që është pasuri e mbrojtur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga UNESCO kanë paralajmëruar kërkesa tek shteti, ndërsa në mes të parave është të shpallet moratorium i çdo transformimi të bregut të Liqenit të Ohrit, por edhe të çfarëdo transformimi urbanistik.
“Të vlerësohet ndikimi i ndërtimeve joligjore në rajonin e mbrojtur dhe të rrënohen gjitha ato që paraqesin rrezik”, thuhet në raportin e UNESCO-s.
Ndërsa nga organizata ekologjike “Front 21/42” thonë se dëmi është bërë gjatë viteve të ndërtimeve të pakontrolluara dhe legalizimit të ndërtimeve të egra, e gjith kjo në dëm të trashëgimisë kulturore.
Sipas kësaj organizate, në vitin 2017 UNESCO ka dhënë rekomandime që nuk janë respektuar./Telegrafi/