Telegrafi

UNESCO hap Bibliotekën Digjitale Botërore

Faqja e re e internetit e World Digital Libary do të vërë në dispozicion falas një përzgjedhje të zgjeruar librash, dorëshkrimesh, pikturash, filmash dhe dokumentesh zanore të rëndësishëm historikë dhe kulturorë.

Synime kryesore janë, sipas UNESCO-s, nxitjen e mirëkuptimit ndërkombëtar si dhe furnizimin e mësuesve, nxënësve dhe publikut me material studimi.

Projekti u zhvillua me organizata partnere, nën drejtimin e bibliotekës së Kongresit Amerikan. /D-Welle/