Site icon Telegrafi

UNESCO vlerëson lartë Eda Zarin (Foto)

Ambasadori i UNESCO-s për dialog ndërkulturor, Herbie Hancock, në emër të UNESCO-s, Institutit të Xhazit ‘Thelonius Monk’ dhe Ditës Ndërkombëtare të Xhazit, i ka dërguar artistes shqiptare Eda Zari një letër falënderimi për kontributin në xhaz muzikë për gjatë vitit 2017.

“Falë përpjekjeve në të cilat edhe ju keni marrë pjesë shënimi dhe festimi i kësaj dite me 30 prill ishte një sukses i jashtëzakonshëm’, thuhet në letrën e falënderimit.

Ambasadori i UNESCO-s për dialog ndërkulturor ka falënderuar artisten shqiptare Eda Zari edhe për kontributin e saj në mbështetje të edukimit dhe ngritjes së vetëdijes për bamirësi, qëllime këto të cilat që ky vit janë pjesë e programit të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës Xhaz.

“Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë partnerë si ju për të përdorur Ditën e Xhazit për të promovuar aktivitete bamirëse dhe të bazuara në shërbime që ndihmojnë të bëjnë një ndryshim pozitiv në botë. Është me të vërtetë e përshtatshme që muzika e xhazit, veçanërisht më 30 prill, duhet të përdoret si një mjet për të bashkuar dhe fuqizuar të prekurit në shoqërinë tonë’, ka shkruar Herbie Hancock.

Artistja ftohet sërish të marrë pjesë në organizimin e kësaj dite, vitin 2018. “Dita Ndërkombëtare e Xhazit, nuk mund të ndodhte pa partnerë si ju. Ne ju kemi borxh për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe presim me kënaqësi të punojmë sërish me ju edhe vitin tjetër”, thuhet krejt në fund të letrës falënderuese drejtuar artistes shqiptare të muzikës xhaz, Eda Zari, shkruan kultplus.

Në nëntor të vitit 2011, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO zyrtarisht caktoi 30 prillin si Ditën Ndërkombëtare të Xhazit, për të promovuar muzikën xhaz dhe rolin diplomatik që ka në bashkimin të njerëzve në të gjitha anët e globit.

Exit mobile version