Site icon Telegrafi

UNESCO dha 19 rekomandime për Ohrin

Organizatat qytetare kanë vlerësuar se nëse Ohri, në Samitin e UNESCO-s në Baku të Azerbejxhanit, fitonte statusin e trashëgimisë botërore në rrezik, shteti nga kjo organizatë do të merrte ndihmën e domosdoshme që të përgatisë një plan për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s. Por kjo ndihmë nuk është kërkuar.

“Dëgjoj tezat se do të fitonim të ardhura për kolektorin. Një kolektor kushton 20 deri 30 milionë euro. Këto para UNESCO nuk i ka që t’i japë dhe për këtë shkak qeveria mori sistemin e kolektorit nën ombrellën e saj dhe planifikojmë që të investojmë 4.5 milionë euro”.

Një vërejtje tjetër nga organizatat qytetare thotë se vendi nuk do të arrijë rezultate të dukshme për shkak se para UNESCO-s nuk janë prezantuar shifrat reale për ndërtimet e egra.

“Nga Maji i vitit 2019 Ohri ka kryetar të ri komune dhe në këtë periudhë prej një muaji, konform dokumentacionit që e ka në Komunë, është bërë një regjistër i ndërtimeve të egra”.

Nga Komuna e Ohrit kanë paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të bëhet vlerësimi i ndikimit të ndërtimeve të evidentuara të jashtëligjshme ndaj trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Ohrit, ku edhe do të ndërmerren masa përkatëse. Ndërtimet e egra janë vetëm një nga 19 kërkesat e UNESCO-s, që Ohri duhet t’i plotësojë që ta ruajë statusin e trashëgimisë së mbrojtur natyrore dhe kulturore./tv klan/

Exit mobile version